Dy Kuvendet Komunale, të Skenderajt dhe Drenasit, kanë mbajtur seancë të përbashkët solemne

Për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të përhershëm të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, sot dy Kuvendet Komunale të Skenderajt dhe Drenasit, kanë mbajtur seancë të përbashkët solemne, në të cilën kanë marrë pjesë kryetarët Fadil Nura e Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Milaim Hajdari, drejtorët komunalë të dy komunave, anëtarët e dy Kuvendeve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe të ftuar të tjerë. Seanca solemne, e udhëhequr nga anëtari i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Afrim Kabashi, në mungesë të kryesueses Adelina Spahiu, ka nisur me një minutë heshtje në nderim të kryetrimit Adem Jashari dhe të rënëve tjerë të Lagjes Jashari. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përveç tjerash ka lartësuar figurën e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, duke thënë se sakrifica e tij dhe familjes Jashari, mundësuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …