leoni

Dy luftanije ruse të mbushura me tanke, autoblinda e armë tjera të rënda janë nisur drejt Sirisë

Dy luftanije ruse të mbushura me tanke, autoblinda e armë tjera të rënda janë nisur drejt Sirisë

Dy luftanije ruse të mbushura me autoblinda dhe armë tjera janë parë duke lundruar drejt Sirisë, pasi të premten mbrëma SHBA-të së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën, kryen sulmet ajrore duke shkatërruar tri fabrika ku prodhoheshin armë kimike. Luftanija e tipit “aligator” është fotografuar duke kaluar nëpër Bosfor gjatë të dielës, derisa bota është duke pritur përgjigjen e Vladimir Putinit pas sulmeve ajrore të kryera mbi Sirinë. Këto anije ishin nisur drejt bazës ushtarake ruse Tartus në pjesën veriore të bregut sirian. Brenda këtyre anije luftarake kishte radarë, tanke, autoblinda dhe autoambulanca. Anija e dytë luftarake ruse RoRo Alexandr Tkachenko, gjithashtu është fotografuar duke lëvizur me shpejtësi të madhe nën urën Bosfor. Gjatë të premtes mbrëma SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, kanë realizuar sulmin ajror kundër regjimit të Bashar al-Assad, i cili javë më parë kishte vrarë 75 civilë duke i sulmuar me armë kimike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …