Dy milionë myslimanë nga e gjithë bota sot e fillojnë haxhin në Mekë i cili zgjatë deri me 14 gusht

Dy milionë myslimanë nga e gjithë bota sot e fillojnë haxhin në Mekë i cili zgjatë deri me 14 gusht

Autoritetet në Arabinë Saudite i dhanë fund përgatitjeve për haxh që sivjet fillon më 9 gusht dhe përfundon më 14 gusht. Pritet këtë shtet ta vizitojnë rreth dy milionë besimtarë myslimanë. Riadi ka sistemuar në rajonin e qytetit të shenjtë Meka mbi 30.000 punonjës mjekësorë nga të cilët rreth 8.000 janë gra. Secili mysliman është i obliguar ta kryejë haxhin të paktën njëherë në jetë. Duke thënë “Allahu ekber” besimtarët lëvizin në grupe nën sigurim të madh policor dhe hedhin gurë ndaj pllakës së madhe, e cila e simbolizon Satanatan, në luginën Mina, afër Mekës. Sipas traditës, në luginën Mina, ditën e parë të Kurban Bajramit, hidhen një nga një, shtatë gurë nga pllaka 30 metërshe e cila e simbolizon Satanatan, ndërsa në dy ditët në vijim, 21 gurë nga tre pllaka – e madhja, e mesmja dhe e vogla, nga shtatë gurë. Pas hedhjes me gurë, duhet të sakrifikohet jeta në përkujtim të viktimës së Avraam, i cili sipas traditës myslimane ishte i gatshëm ta mbytë djalin e tij Ismailin, në kërkesë të Zotit, por në fund janë sakrifikuar një qengj. Për haxh sivjet do të priten mbi një milionë qengja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …