Kanë nisur të realizohen dy projekte në Klinë të Epërme të komunës së Skenderajt

Në fshatin Klinë e Epërme të komunës së Skenderajt, kanë nisur të realizohen dy projekte të rëndësishme për banorët e kësaj ane. Njëri ka të bëjë me infrastrukturën rrugore, përkatësisht me rregullimin e rrugës që lidh lagjet e fshatit, të paqasshme deri më tani, kurse projekti tjetër ka të bëjë me trajtimin e sistemit të kanalizimit, i cili ishte dëmtuar vitin e kaluar gjatë vërshimeve të janarit. Punimet e projekteve janë përcjellë nga afër nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori i Urbanizmit Driton Mulaj dhe banorët e Klinës së Epërme. Edhe ky fshat ka marrë vëmendjen e Qeverisjes lokale sa i përket realizimit të projekteve, sikur fshatrat tjera të komunës. Kryetari Nura i përgëzoi banorët për këto dy projekte dhe kërkoi nga punëkryersi që punimet të zhvillohen konform kontratës.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Mund të jetë një imazh i autokombajnë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit dhe Agro Celina përkrahin kultivuesit e trangujve dhe të specave

Rahoveci njihet për tokën e begatë dhe për fermerët e përkushtuar, prandaj sot kryetari i …