Dy raste negative me Covid 19 në Viti

Edhe dy mostra nga Komuna e Vitisë, që janë testuar mbrëmë për Covid 19, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, kanë rezultuar negative. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë në Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim se ky është lajm i mirë, sepse Vitia edhe pas 29 ditëve, nuk ka raste të reja me të infektuar. Ai tha se testime ka pasur në vazhdimësi, por për fat të mirë gjendja epidemiologjike është stabile. Sipas tij, këto rrethana lehtësuese mundësojnë një frymëmarrje dhe kthim në punët e përditshme, me imperativ normalitetin e plotë. Mirëpo, kryetari Haliti tha se vëmendja gjithsesi që duhet të mbahet, sepse virusi akoma është prezent në komuna të tjera, madje edhe fqinje.

Ai po ashtu tha se përkundër kësaj gjendje, qytetarët duhet të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, në mënyrë që të mos ketë ndonjë kthim të befasishëm të gjendjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …