Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Dy senatorë amerikanë kërkojnë llogari për diskriminimin që Serbia po ua bënë shqiptarëve në Kosovën Lindore

Bashkë-kryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin amerikan, Joni Ernst dhe Gary Peters iu kanë drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, me kërkesë për kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë në Preshecë, Bujanoc e Medvegjë. Kështu ka njoftuar anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi. Ai ka paraqitur këtë letër me nënshkrimet e dy senatorëve. Në letrën e tyre, senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të hap temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht – qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik”, ka shkruar Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …