Dy shkolla përfituese të një donacioni nga KFOR-i Italian

Shkolla e Mesme e Ulët ,,Kuvendi i Verrave të Llukës” në Llukë të Epërme dhe Shkolla e Mesme e Ulët ,,Dëshmoret e Vokshit’’ në fshatin Pobergjë, të komunës së Deçanit janë përfitues të një donacioni me mjete didaktike dhe sportive nga KFOR-i Italian.

Në pranimin e këtij donacioni ishte i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, Drejtori i DKA-së z.Qazim Maloku, dy drejtorët e këtyre shkollave znj.Besarta Tahirukaj dhe z. Burim Haderxhonaj.

Më ketë rast kapiteni Giuseppe Cundari, njëherit edhe nënkryetari i komunës Comune di Gaggi in Provincia di Messina në Itali i cili në bashkëpunim më organizatat dhe klubet sportive dhe bashkëpunëtorë të tjera kanë dorëzuar ketë donacion në prani të nxënësve dhe mësimdhënësve të këtyre shkollave.

Më ketë rast i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, falënderoi KFOR-in, të cilët në mënyra të ndryshëm po e ndihmojnë komunën e Deçanit. Ky donacion për këto dy shkolla ka një rëndësi të veçantë sepse krijon miqësi edhe më të madhe mes nxënësve mësimdhënësve dhe KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …