Dy shtete anëtare të NATO-s kanë raportuar për shkelje të hapësirës së tyre ajrore nga dron të Rusisë. Autoritetet rumune kanë njoftuar se një dron i lëshuar nga ushtrua ruse, ka hyrë brenda territorit të Rumanisë. Incidenti ka ndodhur derisa rusët po kryenin sulme mbi “infrastrukturën civile” mbi lumin Danub në Ukrainë, ka njoftuar ministri rumun i Mbrojtjes. Ndërkohë, edhe autoritet e Letonisë kanë njoftuar për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronët e lëshuar nga ushtria ruse. Ministria e Mbrojtjes së Letonisë ka njoftuar se një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore dhe ka rënë në rajonin Rezekne.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …