Dy të shëruar në Malishevë dhe asnjë rast i ri me covid

Sot janë shëruar dy pacientë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me institucionet përgjegjëse shëndetësore në vend. Gjendja aktuale me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: deri më sot janë regjistruar 238 raste të prekura me covid-19, prej tyre 188 persona janë shëruar, 22 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv janë 28 raste. Shtabi Komunal që merret me menaxhimin e pandemisë së covid-19, ju bën thirrje të gjithë qytetareve që të vazhdojnë me zbatimin e masave për tu mbrojtur nga ky virus, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …