Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin mbi gjendjen e pandemisë në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Nga raporti mësohet se gjatë këtij harku kohor, dy të infektuar nga ky virus kanë vdekur, janë evidentuar 32 raste të reja ndërkohë që janë shëruar 69 të infektuar më herët. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 42 ndërsa numri i rasteve aktive është 709.
