Më 6 shtator të vitit 2017 ka vdekur profesor doktor, Muhamet Tërnava, historian, i burgosur politik i viteve 80, profesor i anatemuar në kohën e regjimit jugosllav. U lind në vitin 1947 në fshatin Lismir. Ishte djali i mulla Ademit hoxhë i njohur, atdhetar. Muhamet Tërnava ka kryer fakultetin e Historisë, në Prishtinë. Ka magjistruar në Zarë, ndërsa ka doktoruar në Zagreb të Kroacisë, meqë në Prishtinë dhe në Beograd nuk ishte pranuar zbulimi i tij shkencor lidhur me popullsinë shqiptare të Kosovës, në shekujt 14-16-të. Ai me punën studimore dhe njohuritë e thella prej shkencëtari arriti t’i thyejë tezat e akademikëve serbë rreth përkatësisë popullsisë së Kosovës gjatë periudhës mesjetare. Vepra shkencore e Profesor Tërnavës “Popullsia e Kosovës gjatë shekujve XIV-XVI” e botuar në Prishtinë në vitin 1996, mbetet bazament i fortë i argumentimit të vazhdimësisë së popullimit të territorit të Kosovës me popullsi shqiptare gjatë gjithë periudhës mesjetare. Në vitin 1981 u burgos për shkak të lidhjeve që kishte mbajtur me Jusuf Gërvallën dhe për shkak të zbulimeve të tij shkencore. Gjatë vuajtjes së dënimit, në Burgun e Prishtinës inspektorët serbë e kishin goditur, me qëllim për ta paaftësuar për jetë. Pas luftës për disa vjet ka ligjëruar historinë e Mesjetës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Pas lirimit nga burgu në vitin 1983, gjatë tërë jetës pati probleme të rënda shëndetësore dhe ekzistenciale.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …