Në një audioincizim të publikuar nga gazeta online “Nacionale”, dëgjohen duke folur dy zyrtarë nga Ministria e Tregtisë, shprehin shqetësimin se malli i paguar për rezerva shtetërore ende nuk ka ardhur në Kosovë. Njëri nga emrat që përmendet në incizim i mohon ndërlidhjet me këtë rast. Në këtë audioincizim, të publikuar në portalin Nacionale, pretendohet se biseda zhvillohet mes dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ata flasin rreth një kontrate për blerjen e rezervave shtetërore dhe pagesave që janë kryer te një kompani në Poloni për vaj, derisa pretendohet se malli nuk ka arritur. Në këtë bisedë përmenden emrat e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe një biznesmeni me emrin Ridvan Muharremi e për të cilin pretendohet se është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe një firme polake. Ai ka thënë për RTK-në, se nuk ndonjë informate lidhur me këtë rast, andaj ju udhëzoj që ta pyesni Berat Buzhalen për këtë çështje. Sa ju përket shpifjeve të cilat më kanë trondit mua dhe familjen time, shumë shpejte do t’i ndjekë rrugët ligjore për ta ndriçuar deri në fund rastin.
