Dy zyrtarë të ambasadës së Serbisë anë vrarë nga një sulm ajror i forcave amerikane që kishte për qëllim shkatërrimin e një baze të ISIS-it, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Ai ka thënë se do të kërkojë shpjegime e sqarime nga Shtetet e Bashkuara lidhur me vrasjen e dy serbëve, në Libi, ku përveç tyre janë vrarë edhe shtetas të tjerë të huaj. Libia ende nuk ka dhënë ndonjë informatë lidhur me sulmin amerikan dhe vrasjen e shtetasve të huaj në mesin e 40 të vrarëve nga sulmi ajror. Familjarët e serbëve të vrarë i kanë drejtuar kritika Qeverisë së Serbisë, për shkak të mungesë së interesimit për fatin e familjarëve të tyre meqë janë bërë 60 ditë qyshkur dihet se ata ishin kidnapuar dhe nuk është dhënë asnjë informatë lidhur me fatin e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …