Dyfishimi i numrit të veteranëve e trefishimi i numrit të invalidëve nuk i bën nder luftës së UÇK-së

Qeveria, tashmë ka arritur që 17 vjet pas luftës, të iu ndajë nga një pagë mujore në shumën 170 euro, veteranëve meritorë, ashtu edhe gjysmës tjetër, “veteranëve” që erdhën nga Maqedonia, Shqipëria  e vendet e Evropës, ku kishin qëndruar deri në mbarim të luftës. Pagën mujore do ta marrin edhe mijëra dezertorë të luftës, sepse edhe në kreun e luftës së UÇK-së pati dezertorë dhe të tillë që deri në mbarimin e luftës as edhe njëherë të vetme nuk rastisi të hyjnë në vend dhe ta shohin nga afër luftën, se lërë më të marrin pjesë në të. Është krejt e natyrshme, që nëse krerët e tillë të luftës të shpallen veteranë, pse të mos shpallen edhe pasuesit e tyre të shumtë.  Dyfishimi i numrit të veteranëve dhe trefishimi i numrit të invalidëve nuk i bën nder luftës së UÇK-së, por ndihmon politikanët e korruptuar të fitojnë votat e tyre dhe të familjeve e akrabave  të tyre, gjatë proceseve zgjedhore. Klasifikimi  e veteranëve përmes konkursit të shpallur nga qeveria tregon mirëfilli rrugën pa krye në të cilën ka hyrë Qeveria dhe institucionet, me qëllim për ta blerë me para paqen sociale, sidomos tani gjatë protestave të opozitës. Mbajtja nën kontroll e një pjese të  veteranëve nga Qeveria, shpërfaqë para opinionit hipokrizinë dhe djallëzinë e qeveritarëve mujsharë, të cilët duan me çdo kusht, me çdo mjet, me çdo metodë të mbesin në krye të Shtetit, për të realizuar përfitimet dhe pangopësinë e tyre. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …