Stafi i Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të
Kosovës është vënë në alarm pas raportimeve se një mjet i dyshimtë gjendet
brenda këtij objekti. Zëdhënësi i QKUK, Shpend Fazliu, ka thënë se po dyshohet
për vendosje të një mjeti shpërthyes, prandaj është thirrur Policia. Zëdhënësja
e Policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin. Sipas saj, me të pranuar
informatën për mjet të dyshimtë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e
heton rastin.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …