Dyshohet se në fshatin Dreth të Leposaviqit, gjendet një varrezë masive me 23 shqiptarë të vrarë në kohën e luftës

Dyshohet se në fshatin Dreth të Leposaviqit, gjendet një varrezë masive me 23 shqiptarë të vrarë në kohën e luftës

Dyshohet se në fshatin Dreth të Leposaviqit, gjendet një varrezë masive me 23 shqiptarë të vrarë në kohën e luftës. Kryetari i KLMDNJ për rajonin e Mitrovicës, Halit Berani thotë se ka dyshime që në këtë lokacion janë vrarë 23 intelektualë nga Mitrovica. “Në atë vend kanë rënë në dorë të kriminelëve serbe 23 shqiptarë, të gjithë intelektualë, në mesin e të cilëve është edhe vëllai im. Me 19 prill janë zënë dhe janë pushkatua. Në mesin e tyre dy kanë shpëtua”. Kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur pritet të mbajë një mbledhje për të diskutuar për disa lokacione tjera që dyshohet se mund të ketë varreza masive. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka thënë se janë në pritje të imazheve satelitore për lokacionin e saktë të varrezës së dyshuar masive.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …