Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një anëtar të KQZ-së. Kurteshi e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij për shkak të mos mbajtjes së maskës, por nuk dihet se si ka ardhur deri tek konflikti. Disa medie kanë provuar të kontaktojë me Sami Kurteshin, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike. Ndërkohë thuhet se Kurteshi ka mohuar të ketë sulmuar ndokënd në KQZ, por Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi ka pranuar informacione për një rast të sulmit që ka ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastin e sulm”, tha Flora Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …