Për shkak se e akuzuara, Jetmire Vrenezi ka marrë pjesë në seancën konstituive të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për ditën e sotme për rastin penal kur së bashku me të akuzuarit. Islam Thaçi, Egzonë Morina-Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Lidhur me mungesën të akuzuarës Vrenezi, gjykatësja Kimete Kicaj tha se mbrojtësi i të akuzuarës, avokati Ardian Morina përmes parashtresës ka kërkuar që seanca e sotme të mos mbahet, me arsyetimin se e mbrojtura e tij ka fituar mandatin e deputetes dhe e njëjta me 22 mars 2021, në ora 10:00, do të marr pjesë në seancën e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në këto rrethana, gjykatësja Kicaj e ka shtyrë seancën për nesër, 23 mars 2021, në ora 10:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …