leoni

E ardhmja e bisedimeve Kosovë-Serbi mund të jetë e paqartë për shkak të përfshirjes së shumë palëve në këtë proces

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka hartuar një raport lidhur me të ardhmen e bisedimeve Kosovë-Serbi. Në këtë Raport thuhet se e ardhmja e bisedimeve Kosovë-Serbi mund të jetë e paqartë për shkak të përfshirjes së shumë palëve në këtë proces, Rusisë dhe Kinës. Në raportin me titull “Konkurrenca Ndërkombëtare dhe përfshirja gjeopolitike në strukturën e rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi”, theksohet se përfshirja e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropiane në bisedime është thelbësore, ndonëse sipas raportit është përcjellë me kundërthënie të ndryshme.  Një nga hartuesit të këtij Raporti, Arbër Fetahu ka deklaruar se Kosova duhet të ketë kujdes në elemente siç janë çështja e shkëmbimit të territoreve ose shtimin e ndikimit rus në procesin e bisedime. Ai ka porositur më tutje se Kosova duhet të përqendrohet në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe me një mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …