E bija kërkon lirimin e babait nga burgu i Manastirit

E bija kërkon lirimin e babait nga burgu i Manastirit

Vajza e të burgosurit, Ardian Bujari për rastin e luftimeve të Kumanovës, Rinesa Bujari, ka kërkuar nga drejtësia e Maqedonisë që të lirojë prindin e saj. Ajo ka afishuar në internet një fotografi, në të cilën është shkruar ‘Nesa kërkon lirinë e babit’. Sipas pohimeve të familjarëve, Ardian Bujari mbahet i vetmuar në një qeli në burgun e Manastirit. Ai ka marrë pjesë në tri luftërat çlirimtare në Kosovë, Kosovë Lindore dhe Maqedoni. Përndryshe, Ardian Bujari është njëri nga 29 personat e arrestuar në lidhje me luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, midis ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe forcave policore dhe ushtarake maqedonase.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …