leoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

E diel, 9 shkurt 2025: Orari i konferencave të KQZ-së për ditën e zgjedhjeve

Prishtinë, 09 shkurt 2025 – Me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit në ditë e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili do të organizohet më 9 shkurt 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave.

Konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00 dhe ka për qëllim të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit.

Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.

Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 për të prezantuar të dhënat lidhur me daljen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.

Konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.

Për orën e saktë të mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve preliminare, KQZ-ja do të njoftojë me kohë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët në koalicion, sot do ta mbajnë tubimin përmbyllës të fushatës, në qytetin e Pejës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët në koalicion,   mbajnë tubimin përmbyllës të fushatës, në …