E drejta e tri komunave të Kosovës Lindore për t u bashkuar me shtetin tonë është e drejtë e ligjshme, e natyrshme

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi nga ideja për korrigjimin e kufirit me Serbisë, doli hapur edhe me idenë e bashkimit të Preshvës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën. Po të ndodhte ky bashkim paqësor, pa ia bërë tapi Serbisë veriun, të cilin ajo e administron qe 19 vjet, me struktura paralele, kjo do  të ishte fitorja e tij më e madhe, por edhe fitore në plan kombëtar. Ky bashkim nuk ndodhi  as me luftën e UÇPMB-së, as me gjakun e derdhur të dëshmorëve, sepse atë luftë, pikërisht kur ishte në konsolidim e sipër dhe kur kishte marrë nën kontroll shumicën e fshatrave shqiptare, në atë pjesë të Kosovës, e deformuan  dhe e tradhtuan, disa nga krerët e saj në bashkëpunim me politikanët e Kosovës së asaj kohe.

Në fund të fundit, ndërrimi  i tri komunave të veriut të Kosovës, me shumicë serbe, pa Mitrovicën e veriut, Trepçën  e Ujmanin, do të ishte në interes të madh në radhë të parë për shqiptarët e asaj pjese historike të Kosovës, të cilët deri tani kanë qenë humbësit më të mëdhenj dhe më të keqtrajtuarit, duke përjashtuar çamët. Bashkimi i Kosovës Lindore, me ëmën, do të ishte ngjarja më e madhe historike pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sidomos nëse kjo bëhet në mënyrë paqësore, duke ruajtur pjesën kryesore të veriut. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …