Enver Hoxhaj

E. Hoxhaj: PDK-ja është e lidhur ngushtë me çdo arritje e sfidë të Kosovës, sidomos me emrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, me rastin e 23-vjetorit të themelimit të PDK-së, ka thënë se kjo parti është e lidhur ngushtë me çdo arritje dhe sfidë të Kosovës, sidomos me emrat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.  “10 tetori 1999 nuk është një datë e zakonshme në kalendarin e historisë më të re të Kosovës. Është lindja e Partisë Demokratike e Kosovës, e formësuar nga sakrifica e popullit, paraprirëse e pavarësisë dhe shtetndërtimit. Është ngushtë e lidhur me çdo arritje dhe sfidë të Kosovës. PDK-ja është Kosova! PDK është vetë Hashim Thaçi, është vetë Kadri Veseli – themeluesit që e vazhdojnë edhe sot 23 vjet më vonë sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. Deri në kthimin e tyre, PDK-ja do të vazhdojë të përmbushë misionin e saj jo vetëm politik por edhe të arritjeve tona historike!  Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë për rikthimin e plotë si parti më madhe, si shpresa dhe besimi i vetëm pse ekzistojmë si parti!”, ka shkruar Hoxhaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …