Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka shkruar për vdekjen e aktivistit të Nismës Albert Krasniqi. Ai ka bërë me dije se sot ka pritur t’i uroj mirëseardhje Albertit në detyrën e re si këshilltar i tij dhe nuk e ka pritur t’i thotë lamtumirë. “ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë. Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen, Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë!”, ka shkruar ministri Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …