E përzënë nga Turqia, Greqia kërkon zgjerimin nga 6 në 12, pastaj në 24 milje në kufirin detar me Shqipërinë

E përzënë nga Turqia, Greqia kërkon zgjerimin nga 6 në 12, pastaj në 24 milje në kufirin detar me Shqipërinë

Duke qenë e ndjekur dhe e përzënë nga ujërat turke, Greqia tani i drejtohet kufirit të detit me Shqipërinë,   dhe kërkon jo vetëm 12 milje det por në të ardhmen edhe 24, sepse është e sigurt se politika zyrtare e Tiranës nuk do të rezistojë, përkundrazi  dikush nga krerët e Shtetit do të përfitojë ndonjë shumë për këtë “mirëkuptim fqinjësor” me Greqinë.

Ministri  i  Jashtëm grek, Nikos Dendias ka folur në lidhje me projektligjin grek për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Dendias ka bërë me dije se dje ka njoftuar BE dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama në lidhje me këtë çështje. “Kjo çështje do jetë në fokus të bisedimeve në Berlin. Do ja parashtroj çështjen dhe Sekretarit të Natos Stoltenberg”, ka thënë Dendias. Kryeministri grek Qiriakos Mitsotakis tha të mërkurën në Parlament se qeveria së shpejti do të paraqesë një projekt-ligj që zgjat ujërat territoriale të Greqisë në Detin Jon nga gjashtë në 12 milje detare.

Mitsotakis tha që Greqia në këtë mënyrë do të ushtrojë një “të drejtë sovraniteti të patjetërsueshme” në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit. Ai tha se Greqia në të ardhmen mund të zgjasë ujërat e saj territoriale në zona të tjera detare, në përputhje me Konventën për Ligjin e Detit dhe zbatimin e vijës mesatare, ku distanca midis dy brigjeve është më pak se 24 milje. Njëjtë kishte deklaruar ditë më parë kryetari i Turqisë, Erdogan,  por Athina zyrtare kishte trusur prapanicën, sepse e di që me Turqinë i ngel gozhda në fyt, andaj i turret Shqipërisë mjerane, të cilën qe 30 vjet e kanë qitur në treg dhe po e shesin pjesë-pjesë bijtë e saj shkapërdarë.

Po bëhen 30 vjet qyshkur Greqia ka filluar ta pushtojë Shqipërinë, fillimisht nga brenda përmes faktorit ortodoks shqiptar, përmes Kishës, pastaj përmes politikës së korruptuar të Tiranës dhe në shumë mënyra të tjera. Çdo synim, çdo plan, çdo ndërmarrje që e ka projektuar Greqia kundër Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve e ka realizuar në tërësi. Andaj pasi ka fituar të drejtën të futet në 12 milje në kufirin detar të Shqipërisë, tash paralajmëron se në të ardhëm do të futet deri në 24 milje.

 Cili politikan në Shqipëri, prej vitit 1990 qoftë edhe njëherë të vetme i ka thënë jo Greqisë?

Historia e Shqipërisë me Greqinë, është historia e tragjedisë dhe tmerrit për shqiptarët, si hakmarrje për kohën e Turqisë, që ka ndodhur në  dy shekujt e kaluar dhe që po vazhdon edhe sot. Ka qenë dhe është pikërisht Evropa, në këtë mes, Bavaria e Gjermanisë, ajo e cila i ka projektuar dhe i ka realizuar projektet e Megaliidhesë, sidomos prej Kongresit të Berlinit të vitit 1878, kur Bizmarku kishte deklaruar se nuk ekziston populli as kombi shqiptar, por ekziston vetëm një shprehje gjeografike. Pastaj nga kongresi në Kongres, nën flamurin e Gjermanisë, Anglisë, Francës, Rusisë, Greqia u bë shteti më i madh në Ballkan mbi kurriz të gjysmës së territoreve shqiptare, që nga koha  antike e deri në ditët tona.

Në historinë tonë të re kemi vetëm, Enver Hoxhën, një burrështetas  shqiptar, i cili ia ka thyer hundët Greqisë dhe nuk u ka lejuar grekëve të shkelin  qoftë edhe një metër katror të tokave shqiptare, të Shqipërisë së cunguar londineze. Edhe pse Greqia ka shpallur dhe ende i përmbahet ligjit të luftës me Shqipërinë, të cilën e  ka përdorur dhe po e përdorë si “Shpatë të Damokleut”, prej vitit 1945 e deri në vitin 1990, nuk arriti ta realizojnë asnjë synim grabitçar. E provoi me dhjetëra herë, por u detyra të merrte prapa kufomat e ushtarëve dhe mercenarëve nga shumë shtete të botës.

Sot, kur në Shqipëri sundojnë shumë kolaboracionistë, bijtë natyralë dhe ideologjikë të fashizmit, nuk mund të pritet qoftë edhe një jo e mekur për t’ ia drejtuar planeve  të pangopshme hegjemoniste e kolonialiste të Greqisë ndaj Shqipërisë.

Greqia sot sundon në Shqipëri. Atje ka Ilir Metën i cili tërë kapitalin financiar  korruptiv e ka deponuar në bankat greke,  ku ka edhe pallate e pasuri të patundshme ashtu si Sali Berisha, Fatos Nano dhe sa e sa të tjerë. Andaj nuk gjendet kush t i thotë mjaft Greqisë.

Pastaj, në Shqipëri jo vetëm është forcuar dhe është konsoliduar klasa politike pro greke, por ajo ka në duar tërë kapitalin ekonomik e bankar. Bankat greke në Shqipëri kanë tërë kapitalin financiar ekonomik të vendit.

Greqia financon magnatin medial, Top Chanell dhe sa e sa medie e qindra portale. Kjo madje është pranuar botërisht nga Athina zyrtare.

Greqia kontrollon dhe dirigjon tërë ekonominë  shqiptare.

Shqipëria, në të gjitha segmentet është kthyer në koloni jo vetëm ekonomike të Greqisë, andaj ajo kërkon 24 milje det dhe nuk ka kush i thotë jo, sepse ata që e  të kanë shitur shpirtin e Atdheun për para, ata që janë shitur dhe blerë nga Greqia, paraprakisht i kanë pranuar të gjitha.

Bashkimi Evropian po bën përpjekje që edhe me Kosovën të ndodh njëjtë,  sikur me Shqipërinë, po kjo të vazhdojë ta pranojë kolonizimin e qetë ekonomik nga Serbia, e cila tërë prodhimin  e vet e shet në’ tregjet e Kosovës. U harrua taksa, sepse politika e kishte vendosur për qëllime të veta. U harrua i ashtuquajturi reciprocitet, sepse nuk e pranonte BE-ja madje as miqtë e Amerikës.

 

Ahmet Qeriqi

27. 8. 2020

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …