Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka shkarkuar nga detyra Shemsi Hazirin, shefin e Njësisë së Veçantë të Hetimeve, (ish Task Forcës kundër Korrupsion) brenda Policisë së Kosovës, ekipi që udhëhiqte hetimet për korrupsion kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi. Shemsi Haziri është shkarkuar por ende nuk ka një informatë zyrtare nga Policia e Kosovës për shkarkimin e tij. Albanian Post ka kuptuar se shkarkimi i Hazirit lidhet pikërisht me hetimet e tij ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Arrestimi kishte ardhur nga niveli politik i udhëheqjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Albanian Post ka komunikuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por ai ka refuzuar të jap përgjigje edhe pse e ka hapur telefonin. “Nuk jam në punë më shkruaj email. Insistimi i gazetarit për një përgjigje në një pyetje fare të thjesht, përse është shkarkuar Shemsi Haziri, Baki Kelani është arsyetuar se nuk është në detyrë. Aktualisht ish-shefi i KEK-ut Krasniqi gjendet në paraburgim, derisa arrestimin e tij e pati kritikuar ashpër Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …