ANP Adem Jashari

“Easy Jet” nderon ANP-në si stacionin më të mirë për performancë në kohën e procesimit të fluturimeve

“Easy Jet” nderon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës duke e përzgjedhur si stacioni më i mirë për performancë në kohën e procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve të saj, duke lënë pas 600 stacione të tjera aeroportuale në 30 shtete në botë. Në çertifikatën e prezantuar nga përfaqësuesit e EasyJet, kjo cilësohet një arritje e jashtëzakonshme për një aeroport e në këtë rast kjo meritë i takon Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Drejtori Gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk tha se “kjo edhe njëherë dëshmon përkushtimin e aeroportit për ofrimin e shërbimeve më kualitative për klientët”. Ky çmim i është dhënë në muajin shkurt 2016 duke arritur performancën në kohë në 100% të të gjitha fluturimeve të operuara në këtë aeroport. Kjo është hera e dytë që ANP ‘Adem Jashari’ merr këtë çmim nga EasyJet meqenëse të njëjtin çmim kishte marrë edhe në vitin 2014. EasyJET operon në Kosovë që nga viti 2010 dhe tani ka 6 fluturime në javë për Basel, 4 fluturime në Gjenevë dhe në muajin e kaluar ka filluar edhe me 3 fluturime për destinacionin e Berlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Ana Pisonero: Jemi pritje të finalizimit të reformave nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me Planin e Rritjes të BE-së për rajonin

BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …