leoni

Eco Guerila: Tetova po bëhet e pajetueshme si pasojë e helmimit të ajrit

Helmimi
i ajrit në Tetovë ka arritur nivele alarmante. Lëvizja ‘Eco Guerila’ u ka bërë
thirrje qytetarëve që të evitojnë çdo dalje në mjedis të hapur pasi që niveli i
helmimit të ajrit ka arritur përmasa tmerruese. Në një komunikatë për medie, kjo
lëvizje ka sqaruar se niveli i lejuar i grimcave PM10 është 50 mg për m³ , ndërsa
në Tetovë këto grimca arrijnë në 915 mg për m³, që do të thotë 18 herë më shumë
sesa norma e lejuar. Duke cituar statistikat e agjencive ndërkombëtare që
merren me studime të ajrit, shkalla e kancerit rritet për 22% në rast të
rritjes së nivelit të këtyre grimcave në ajr. “Kjo shpjegon faktin se përse
Tetova shënon rritje rekorde nga sëmundjet me kancer ku vetëm për 3 vite këto
sëmundje u rritën për 80%”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate. Eco
Guerilla, u bënë thirrje politikanëve në pushtetin qendror dhe lokal që të
marrin masat e shumë kërkuara për ndaljen e këtij helmimi përndryshe siç thonë
ata në Tetovë nuk do të ngel njeri i gjallë për t’i votuar. Rajoni i Tetovës po
ndotet prej vitesh prej fabrikës Jugohrom, ndërkohë që Qeveria nuk po ndërmerr
asgjë përkundër raportimeve për kërcënimin e shëndetit publik të tetovarëve. Absurditeti
bëhet edhe më i madh kur kihet parasysh fakti që ministri i Ekologjisë në
Maqedoni është shqiptar, Nurhan Izairi një kuadër i BDI-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …