Gazeta Econimist shkruan se politikanët e Kosovës të cilët zakonisht e përçmojnë njëri-tjetrin, papritmas arritën një marrëveshje për të bërë së bashku fushatë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Në Shqipëri, forca kryesore opozitare, Partia Demokratike, e cila kërcënonte prej muajsh se do t’i bojkotonte zgjedhjet, më në fund arriti marrëveshjen që e fut edhe atë në procesin për legjislaturën e ardhshme. Ndërsa në Maqedoni, presidenti që nguroi aq shumë, u dorëzua më në fund dhe pranoi t’i jepte partisë kryesore opozitare mandatin për formimin e qeverisë së re.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …