Edhe 15 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 nga komuna e Rahovecit janë NEGATIV

Edhe 15 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 nga komuna e Rahovecit janë NEGATIV.

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, njofton qytetarët se infermierja nga Kramaviku e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, është NEGATIV. Gjithashtu, NEGATIV janë edhe rastet e kontakteve familjare me dy pacientët në hemodializë të infektuar me COVID 19 (Rahovec dhe Retijë), si dhe testet e disa qytetarëve të ardhur nga jashtë e që ishin të mbyllur (karantinuar) në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …