Edhe 200 mijë palestinezë janë larguar nga veriu i Gazës që nga 5 nëntori, ka bërë të Zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara, përderisa forcat izraelite po vazhdojnë përleshjet me luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – rreth spitaleve, ku pacientët, foshnjat dhe punëtorët shëndetësorë kanë mbetur pa rrymë e me pak furnizime. Zyra humanitare e OKB-së, tha se vetëm një spital në veri është në gjendje që të pranojë pacientë. Të gjitha spitalet e tjera më nuk janë funksionale dhe shumica shërbejnë si vendstrehim, përfshirë edhe spitalin më të madh të Gazës, Shifa, i cili është i rrethuar nga trupat izraelite. Në këtë spital, 36 foshnja janë në rrezik që të vdesin pasi nuk ka energji elektrike për funksionalizimin e inkubatorëve. Lufta, që tani është në javën e gjashtë, u nxit nga sulmet befasuese të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Hamasi vrau të paktën 1.200 persona dhe mori afër 240 pengje. Izraeli është kundërpërgjigjur ashpër me sulme ajrore dhe tokësore në veri të Gazës. Si pasojë e luftës janë vrarë mbi 11 mijë civilë palestinezë. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …