Edhe 4 raste të reja me COVID-19, plus një tjetër dy ditë pas vdekjes konfirmohet i prekur

Sot janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, por njëri prej tyre, dy ditë pas vdekjes. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është rritur në 39 raste, kurse numri i të vdekurve në 8 raste. Këto të dhëna  janë konfirmuar nga IKSHPK në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës. Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga 135 të prekur, 88 janë shëruar, 39 raste janë aktive dhe 8 raste kanë përfunduar me vdekje. Rastet e sotme, të konfirmuara nga IKSHPK, janë: 1 rast në Malishevë, 1 në Lladrovc, 1 në Kijevë, 1 në Llazicë dhe 1 rast i konfirmuar dy ditë pas vdekjes në Shkozë. Rastet aktive në Komunën e Malishevës, sipas vendbanimeve janë si në listën në foto:

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …