Edhe 8 zjarrfikës sezonal punësohen së shpejti në Suharekë

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të drejtorëve që e ka mbajtur kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, në mes tjerash u tha se do të punësohen edhe 8 zjarrfikës sezonal, pasi moti i nxehtë gjatë verës shpesh shkakton shpërthime të zjarreve. Në takim u fol edhe për aktivitetet tjera që janë zhvilluar gjatë javës nëpër drejtoritë komunale, ku drejtorët kanë raportuar para kryetarit Muharremaj. Nga drejtoria e Arsimit u tha se po bëhen analiza të suksesit të nxënësve, ndërsa nga drejtoria e kulturës, u fol për aktivitetet e Diafestit që do të organizohet për bashkatdhetarët tanë. Nga drejtoria e bujqësisë u tha se po punohet në ndërtimin e serave, dy të parat janë në proces të ndërtimit ndërsa së shpejti pritet të filloj edhe faza e dytë. Nga kjo drejtori u tha se do të filloj edhe ndërtimi i rrugëve fushore, si dhe janë parashtruar rreth 170 kërkesa për riparim të shtallave. Edhe drejtoritë tjera kanë dhënë detaje për punët që po kryhen, ndërsa kryetari Muharremaj, ka dhënë detyra dhe obligime tjera për drejtorët për javën që kemi hyrë.

Kontrolloni gjithashtu

SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës. Në këtë manifestim …