Behxhet Pacolli

Edhe Behxhet Pacolli ka nisur turneun e tij diplomatik në disa vende evropiane për liberalizimin e vizave

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka nisur turneun e tij diplomatik në disa vende evropiane në përpjekje për të rritur mbështetjen për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare. Sipas një njoftimi, ndalesa e parë e kryediplomatit, Pacolli ka qenë Vjena, ku ai u prit në një takim nga ministrja e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel. “Në kuadër të këtij takimi dy-palësh është vlerësuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, ndërsa është theksuar edhe miqësia historike në mes dy popujve”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …