leoni

Britania kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan Kosova e Serbia t’i zgjidhin problemet me njohje reciproke

Edhe Britania e Madhe, pas Amerikës e Gjermanisë, është tërhequr nga mundësia e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë

Britania e Madhe është tërhequr nga dërgimi i avionëve luftarakë në Ukrainë. Zëdhënësi i kryeministrit Rishi Sunak është shprehur se nuk është e udhës që të ndodhë kjo gjë. Aeroplanët luftarakë britanikë janë jashtëzakonisht të sofistikuar dhe kërkojnë muaj për tu mësuar se si të drejtohen. Ne besojmë se nuk është praktike të dërgohen avionët në Ukrainë. Do të vazhdojnë diskutimet me aleatët për të gjetur një qasje të duhur në këtë situatë. Ky vendim ka ardhur pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se Uashingtoni nuk ka ndërmend të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë. Edhe zëvendësministri polak i mbrojtjes, Vojçeh Skurkieviq tha se tema e dorëzimit të mundshëm të avionëve F-16 të Forcave Ajrore Polake në Ukrainë, nuk po shikohet në nivel zyrtar. Kancelari gjerman Olaf Scholz, gjithashtu, ka thënë vazhdimisht se Gjermania nuk po planifikon të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …