Pas kërkëses së kryeministrit Haradinaj sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme

Edhe deputetët që kanë mbështetur shfuqizimin e Gjykatës Speciale pritet të tërhiqen nga nënshkrimet e tyre

Iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale e kanë  nënshkruar 43 deputetë, ndër ta edhe deputetë të PDK-së, AAK-së e Nismës, por pas vendimit të tre liderëve për tërheqje nga kjo nismë, e iniciuar me  nënshkrimet e 16.000 veteranëve,  edhe deputetët do të heqin nënshkrimet e tyre. Tërë kjo doli të ishte një kurdisje e zakonshme e kryetarit, Hashim Thaçi, kryekuvendarit, Kadri Veseli e mbështetur edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj,  partia e cila ka qenë më unike dhe kishe një qëndrim të prerë për shfuqizim të Speciales. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar për mediet se do të tërheqin nënshkrimet për zhbërjen e Speciales. Edhe deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti  është shprehur i kënaqur meqë sipas tij mundësia për ta zhbërë Gjykatës Speciale, tashmë mund të konsiderohet si proces i  mbyllur.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …