Edhe dy Federata tjera nënshkruan memorandumet me MKRS-në

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar edhe dy memorandume tjera bashkëpunimi, me Federatën e Bodybuldingut dhe Fitnesit dhe me Federatën e Peshëngritjes të Kosovës. Në bazë të këtyre memorandumeve të nënshkruara, Federata e Bodybuldingut dhe Fitnesit mbështetet financiarisht me mbi 34 mijë euro, marrëveshje të cilën e nënshkroi kryetari i kësaj federate, Esat Lata. Ndërkaq, Federata e Peshëngritjes e përfaqësuar nga kryetari i saj Astrit Hasani u mbështet financiarisht më vlerë mbi 67 mijë euro. Ministri, Gashi, tha se mbështetja financiare për këto federata, bëhet në vazhdën e nënshkrimit të këtyre memorandumeve me qëllim të realizimit të politikave prioritare për sportin që ka MKRS-ja dhe qeveria e vendit tonë në njërën anë dhe për realizimin e objektivave dhe planeve të tyre për vitin 2018 në anën tjetër. Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, tha se përmes kësaj mbështetjeje financiare si ministri po mundohemi të bëjmë maksimumin për t’u gjendur afër federatave të sportit. Përfaqësuesit e këtyre Federatave e vlerësuan lart përkrahjen që u është siguruar nga ana e MKRS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …