Edhe familja Sertolli bëhet me shtëpi banimi

Familja e Halime Sertollit, nga tani, përfundimisht e ka zgjidhur problemin e banimit, pasi shtëpia e saj është e gatshme për banim. Këtë shtëpi, familja Sertolli nga Bellanica, e ka donacion nga Komuna e Malishevës, në vazhdën e projektit komunal për ndërtimin e shtëpive për familjet në nevojë dhe është njëra prej pesë përfituesve të shtëpive. Këtë familje e ka vizituar Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizmit Ahmet Morina dhe drejtori i bujqësisë Murat Hoxha, të cilët e kanë uruar kryefamiljaren Halime Sertolli, për shtëpinë e re. “Nga viti i kaluar, ne kemi filluar ndërtimin e shtëpive për familjet të cilat e kanë problem çështjen e banimit, dhe sot jemi këtu, në këtë familje e cila është përfituese e këtij projekti dhe më nuk ka problem me banim. Ju si kryefamiljare dhe si e pa punë,  deri më sot e keni pasur të vështirë të siguroni një banim komod për fëmijët, por tashmë nuk e keni këtë brengë. Uroj që ta gëzoni shtëpinë dhe të keni shëndet”, tha Begaj, me rastin e dorëzimit të çelësave të shtëpisë, për familjen Sertolli.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …