Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, edhe Franca ju ka bërë thirrje qytetarëve të saj që ndodhen në Liban të largohen nga ky shtet. Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës ju bëhet thirrje qytetarëve të saj që sa më shpejt të largohen nga Libani për shkak të mundësisë së shpërthimit të një lufte të përgjithshme mes Izraelit dhe Hezbollahut, i cili vepron në Liban. Ministria e Jashtme e Francës gjithashtu e përsëriti thirrjen për shtetasit e saj që të mos udhëtojnë për në këtë shtet. Thirrje qytetarëve të tyre për t’u larguar nga Libani kasnë bërë edhe shtete tjera për shkak të frikës se nisjes së një lufte mes Izralit dhe Hezbollahut që vepron në Liban.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …