Edhe sot në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë dorëzuar disa dosje. Kryetari i kësaj, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se edhe mëngjesin e sotëm në zyrat e kësaj organizate dikush i ka dorëzuar disa dosje, të cilat pretendon se janë të Gjykatës Speciale. Ai këtë person e ka quajtur “Rrufeja 3”, pasi që siç theksoi ai, këtë herë ky person i ka dorëzuar shumë shpejtë. Gucati thotë se të gjithë po mundohen që ta zhveshin luftën e pastër të UÇK-së, por siç theksoi Gucati, kjo është e kot. Në anën tjetër, nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se këto janë kopje të dokumenteve origjinale të Gjykatës Speciale dhe se ka thënë po ashtu gjatë ditëve të ardhshme ky person ka thënë se do të sjellë edhe CD dhe se edhe ato do t’i publikojnë ato. Ai ka thënë se këto janë draft-aktakuza dhe se sipas tij, të gjitha këto dokumente janë të ngritura mbi bazat e Millosheviqit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …