Sot në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër kreut të UÇK-së me dëshminë e ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi. Ai qysh dje ka filluar dëshminë e tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale. Me këtë rast është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe në fillim ka treguar se më 15 shtator ka qenë dita e parë kur ka marrë pjesë në betejë. Saktësisht në betejën e Kaçandollit. Remi është pyetur nga Prokuroria për disa dokumente që flisnin për raportet që duhet të kenë zonat e ndryshme me vëzhguesit e OSBE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …