Edhe sot do të vazhdohet me gërmimet në lokacionin e Kizhevak të Serbisë, për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë kohës së luftës në Kosovë nga serbët. Kështu ka bërë të ditur udhëheqësi i Zyrës në Komisionin qeveritar për të pagjeturit, Kushtrim Gara. Ai ka thënë se në këtë lokacion ka qenë të fokusuar për të gjetur varreza masive nga viti 2015, ku më pas edhe janë gjetur mbetjet e para mortore. Megjithatë, ai nuk ka dashur të japë detaje nga gjetjet e deritanishme për shkak të ndjeshmërisë për familjarët e personave të pagjetur. Gara ka thënë se Kizhevak është varreza e pestë masive në territorin e Serbisë, por ka edhe disa lokacione të tjera të cilat janë proceduar me kërkesë zyrtare për delegacionin e Serbisë dhe ndërkombëtarët që janë pjesë e këtij procesi, për të parë se si mund të vazhdohet për gërmimet në këto lokacione.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …