Ish-zëdhënësi i NATO-s në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999, Xhejmi Shia ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe zhvillimet e fundit politike. Ai me këtë rast deklaroi se situata nuk është e qetë, ndërsa bëri thirrje ndaj të dy vendeve për zgjidhjen e konfliktit. Sipas tij, duhet të rinisë dialogu, e po ashtu vendimi për targat të shtyhet edhe për 10 muaj. Është një situatë shumë shqetësuese, nuk është një lajm i mirë që ka shumë njerëz të policisë apo edhe të tjerë që janë larguar nga institucionet e Kosovës. Kjo nuk e normalizon situatën. Do ju bëja një thirrje liderëve të shtetit të Kosovës që të përfshihen më shumë në këtë çështje. Ne kemi një situatë ku këto situata janë nxitur nga konflikti i targave. Mendimi im është që çdo shtet evropian ka të drejtë të insistojë që qytetarët të kenë targat e tyre. Çdo shtet ka të drejtë për të zgjedhur targat e tij. Por për situatën në Kosovë nuk është normale që kjo gjë të bëhet menjëherë. Prandaj unë mbështes BE-në dhe Amerikës që ky vendim të shtyhet për 10 muaj në mënyrë që të zgjidhet dhe të shmanget një konflikt.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …