Edhe katër të shëruar në komunën e Deçanit nga #COVID19, dhe dy raste të reja pozitive, të dy rastet nga fshati Carrabreg. Deri më sot në komunën e Deçanit janë të identifikuara 54 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 19 të shëruar plotësisht dhe 26 raste janë akoma aktive.