Edhe këtë të enjte, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pritur qytetarë në takime, nga të cilët ka dëgjuar pritjet, kërkesat e propozimet që kishin për Komunën e Rahovecit. Kryetari Latifi tha se, qeverisja jonë nuk hedh asnjë hap e nuk merr asnjë vendim, nëse nuk është në interesin e përgjithshëm. Rezultatet e dobishme arrihen me biseda dhe komunikim të vazhdueshëm të udhëheqjes së institucioneve komunale dhe qytetarëve tanë, të cilat i praktikojmë në vazhdimësi.