Edhe këtë vit, Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizojnë patrullimeve të përbashkëta gjatë verës

Edhe këtë vit, Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizojnë patrullimeve të përbashkëta gjatë verës

Edhe këtë vit, Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për organizimin e patrullimeve të përbashkëta gjatë sezonës së verës në zona turistike. Në ceremoninë e sotme, u kërkua që kjo marrëveshje të përfshijë edhe patrullimet e forcave të rendit të Shqipërisë në qytete të Kosovës, si Prizren e Gjakovë. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është shprehur i lumtur që po vazhdon tradita e një marrëveshje të tillë mes dy vendeve. Në anën tjetër, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se policët e dy vendeve kanë shkëmbyer përvojat më të mira deri më tani. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, i cili ka propozuar që këtë vit të kemi edhe policë shqiptarë nëpër qytetet si Prizreni e Gjakova. Kujtojmë se tanimë është kthyer në traditë nënshkrimi i një memorandumi të tillë mes dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …