leoni

Edhe ketë vite është mbajt festivali i fëmijëve ,,Ardhmëria’’ në Deçan

Pikërisht në ditën ndërkombëtare të paqes në botë, në pallatin e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan, për herë të dytë është mbajte festivali mbar kombëtarë për fëmijë ,,Ardhmëria’’.

Ky festival mbarëkombëtar i këngës për fëmijë, që për historinë e qyteti të Deçanit, ka hapë një faqe të re dhe shumë të rëndësishme.

Ky festival mblodhi rreth vetes zëra të bukur të këndshëm dhe të talentuar nga Gjakova, Kerqova, Prishitna, Vitia, Tirana, Peja dhe Gjilani e Deçani.

Edhe këtë vit ky Festival është mbajte nënë  patronatin e kryetarit të komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj. Selmanaj  me këtë  rast ndër të tjera tha se ngjarja ma e veçanta e cila në historinë e Deçanit ka ndodhë është ky festival, i cili tashmë është tradicional dhe ëshë viti i dytë që organizohet. Deçani është vend i traditës i kulturës dhe historisë, jo rastësisht ky festival quhet ,,Ardhmëria’’ sepse këta fëmijë në skenë dhe ju qe jeni prezent ne sallë jeni ardhmëria e Deçanit ardhmëria e Kosovës  dhe e të gjitha trevave shqiptare tha Selmanaj, më këtë rast duhet falënderuar dy mjeshtër të mëdhenj të skenës shqipe Tenorin Shkodran Tolaj dhe  Besiana Mehmedi.

Në këtë festival ishin gjithsej 17 këngë konkurruese.

  1. Abetare Libri im –Eulona Rabushaj –Deçan

2 .Magic Party –Jalldyze Kaqiku-Gjilan

  1. Me gjithë shpirt-Orhidea Zeqiraj Krasniqi –Prishtinë

4 .Kukubeti –Stina &Stinor Binakaj

  1. Edhe unë si ti –Vigjileta Setrolli-Prishtinë

  2. Nëna Ime –Diellza Nuhiu –Viti

  3. Kush ka Vajza Boten ka –Anjeza Bujana, Blinera Avdimetaj –Pejë

  4. Dua të mbetem Piter Pan-Ëendi Goga –Tiranë

  5. Palaço –Erjon Bajraktari – Junik

  6. Vallja e Lirisë –Blendi Mustafaj – Deçan

  7. N’kraht e shqipes ilirike –Saranda & Brenlisa Nitaj – Voksh

  8. Herojt e Dukagjinit –Avdyl Berisha & Aurela Hasanaj –Deçan

  9. Ëndrra e Bareshës-Salije Bajrami –Kërçovë

  10. Mes dëshirash rritem –Vesa Hasanaj –Istog

  11. Lule Ëndrra-Albina Demhasaj –Deçan

  12. Si Majlinda –Flutra Lokaj – Deçan

  13. Shtëpia me Gurë – Venesa Kadrijaja – Gjakovë

I pranishëm ishte zëvendësministri i kulturës në Ministrinë e Kulturës, të Shqipërisë, Zef Cuni dhe kryetari i Unionit artistik të kombit shqiptar, Azgan Haklaj, i cili ndau mirënjohje me titull “Nderi i Unionit” për Besiana Mehmedin dhe Shkodran Tolaj dy promotorë të artit të vërtetë dhe ruajtjes së vlerave. E veçantë ishte prezenca e bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, e cila tradicionalisht në këtë festival jep dhe çmimin e saj për solistin më të mirë. Kësaj here ky çmim shkoi në Kërcovë dhe iu dha pikërisht solistes Salije Bajrami, e cila interpretoi këngë për Nexhmije Pagarushën.

Sivjet në garë ishin 14 krijime të reja të kompozitorëve e tekst shkruesve.

Krijimet u vlerësuan nga juria profesionale në përbërje: Sabaudin Zhuta, nga Maqedonia, profesor universitar, Sami Piraj, kompozitor, drejtor në Ministrinë e Kulturës të  Kosovës, Shqipe Halili, redaktore e emisioneve për fëmijë pranë RTK-së.

Çmimet për autorë u takuan: Suela Tukaj, si tekst shkruese e këngës “Dua të mbetem Piter Pan dhe Riza Dolakut si orkestrues më i mirë i këngës “Kush ka vajza botën ka”. Çmimi i festivalit Ardhmëria dhe shoqatës “Kult”, si organizatore, i takoi vajzës Vigjilenta Sertolli që interpretoi këngën e Slvete Krasniqit ”Edhe ne si ti”.

Çmimet junior u ndanë në mes Erion Bajraktarit me këngën “Palaco” të Naim Gjoshit, çmimi  i tretë, Orhidea Zeqirajt, me këngën “Me gjithë shpirt” të Arta Zeqirajt, çmimi i dytë dhe kuintetit Ali Gashit, Diellza e Diona Aliçka, Stina e Stinor Binakaj për këngën “Kukubeti”, të autorit Shkodran Tolaj. U ndanë dhe tre çmime për tre solistët më të mirë: Çmimi i tretë i takoi Blendi Mustafajt, i dyti Albina Demhasajt, kurse i pari “Nexhmije Pagarusha” Salije Bajramit.

Çmimet e jurisë profesionale u vendosën duke u dhënë tre çmime të treta për Brenlisa e Saranda Nitaj ”N’krah të shqipes ilirike”, nga Ymer Baqaj, për Albina Demhasaj për “Lule Ëndrra”, kompozim i Besiana Mehmedit dhe për motrat Anjeza, Blinera e Bujana Avdimetaj që interpretuan këngën e Riza Dolakut “Kush ka vajza botën ka”. Çmimet e dyta u takuan Salije Bajramit për këngën “Ëndrra e Bareshës”, nga Shkodran Tolaj dhe Arnesa Kadrijajt për këngën “Shtëpia me gurë”. Çmimi i parë i jurisë profesionale i takoi Flutura Lokajt, e cila interpretoi këngën “Si Majlinda”, prodhim i produksionit dhe studios “Kult”. Çmimi i publikut i takoi duetit Avdyl Berisha e Aurela Hasanaj, që interpretuan këngën “Heronjtë e Dukagjinit”, të autorit Shkodran Tolaj. Njëherazi ky duet mori çmimin “Dervish Shaqa”, për ruajtjen e vlerave autoktone.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …