Edhe Kosova i bashkohet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës dhe shtypjes në Bjellorusi

Edhe Kosova i bashkohet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës në Bjellorusi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se qëndrojnë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me shqetësimin për të drejtat e njeriut në Bjellorusi, nën qeverinë e Lukashenkos. “Republika e Kosovës i bashkohet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut, drejtuar autoriteteve bjelloruse për t’i dhënë fund dhunës dhe shtypjes, për t’i liruar të gjithë të arrestuarit dhe të burgosurit politikë, për ta respektuar lirinë e medias dhe shoqërinë civile dhe për të filluar një dialog kombëtar gjithëpërfshirës që çon në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …