Edhe kryeprokurori, Alex Whiting braktis Gjykatën Speciale, në Hagë

Kryeprokurori, Alex Whiting, i cili në nëntor të vitit të kaluar zëvendësoi ish-kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, duket se po e ndjek rrugën e tij. Prokurori, Smith, i cili po hetonte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale, ishte liruar nga detyra e kryeprokurorit, edhe ky  për të marrë një detyrë të re, atë të Këshilltarit Special nga Prokurori i Përgjithshëm Amerikan, Merrik Garland, për të mbikëqyrur hetimet penale ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Kështu po vepron edhe zëvendësuesi i tij në Gjykatën Speciale, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Whiting. Ai tashmë iu ka  bashkuar ekipit të Smithit  në gjyqin që pritet të shpalohet në Florida ndaj ish-presidentit Trump. Roli i saktë i Whitingut në ekipin e Smith ende është i paqartë, raporton Politico.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …