Arsyetimi “ligjor” i ministres së Drejtësisë: Besnik Bislimi e ka nip, Gëzim Tosunin, por për 50 vjet e ka takuar vetëm njëherë (!)

Edhe LDK-ja reagon kundër gjuhës shantazhuese të ministres së Drejtësisë, e akuzuar për hedhje gazi në Kuvendin e Kosovës

Pas paraqitjes skandaloze të ministres së Drejtësisë dje në një seancë gjyqësore, ku ajo akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, ndërsa kërkonte nga Prokurori që ta pezullojë lëndën,  kanë reaguar kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu edhe deputetja e kësaj partie, Daorsa Kica-Xhelili. Deklarata e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila i ka kërkuar prokurorit të  “dorëzohohet” është mënyra më brutale dhe më banale të mundshme e shprehur në këtë mënyrë nga një ministre e drejtësisë, para organeve të vetë drejtësisë, ka saktësuar deputetja, Daorsa Kica-Xhelili.  Këta të Vetëvendosja nuk duan drejtësi, por duan dorëzim. Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për çdo ditë shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë, ka thënë mes tjerash deputetja e  LDK-së, Daorsa Kica-Xhelili.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …